Deputetja Jeta Statovci, duke i quajtur parti të vjetra, ka “thumbuar” partitë e opozitës duke i quajtur “humbëse”. Përmes një postimi në Facebook, ajo deklaroi se këto ditë u shpërfaq mendësia e tyre për të gllabëruar çdo pore pushteti.
“Këta duan t’i japin vetes atë që qytetari ua mohoi me votë. Kurse, të dy partitë bashkë nuk bëjnë sa fituesi i zgjedhjeve. Dëshirojnë që partisë që populli ja dha 48 deputetë, t’ia marrin disi qeverisjen. Krejt këto i bëjnë ende pa u certifikuar rezultatet”, u shpreh Statovci.