-3.9 C
Mitrovice
E hënë, 19 Janar, 2026
spot_img

Statovci i kërkon votat nga opozita për mandatin e dytë të Osmanit si presidente

Jeta Statovci e partisë Guxo ka folur edhe në emër të Vetëvendosjes se janë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente, ndonëse nga Vetëvendosja kanë qenë shumë më të rezervuar të pohojnë një gjë të tillë.

Statovci kërkoi “sjellje konstruktive” nga opozita që t’ia bëjnë kuorumin dhe votat Vjosa Osmanit, duke i marrë të mirëqena votat e VV-së.

“Edhe në kuadër të punës që ka bërë, të raporteve që i ka mirëmbajt e i ka zgjeru, angazhimit të saj në fuqizimin e shtetit në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

“Unë pres një sjellje konstruktive, nga tabori opozitar, që secila palë të veprojë dhe të vazhdojmë tutje. Unë besoj se do të kemi president.”

TË FUNDIT

TË FUNDIT