Milot Rashica është duke kaluar momentet me të mira të karrierës së tij si futbollist, ‘raketen’ kosovare e pret një e ardhme e ndritshme më këto paraqitje që po i bënë me Werder Bremen, ai edhe sot ka shënuar dhe asistuar për ekipin e tij që garon në Bundesligen gjermane, shkruan Gazeta Metro.
Rashica është shendrruar në lojtarin kryesor të Werderit, e për këtë flasin edhe statistikat e frikshme të tij në tetë ndeshjet e fundit në Bundesligen gjermane dhe në kupë.
Miloti në 8 ndeshjet e fundit përveç ndaj Hertha, është i përfshirë në të gjitha golat e Bermenit, duke shënuar 6 herë dhe asistuar 2 herë, që e bën të jetë i përfshirë në një gol çdo 80 minuta
Ndërsa sa i përket paraqitjeve të përgjithshme, për Werderin, ‘Raketa’ siç e quajnë tashmë yllin kosovarë për shkak të shpejtësisë, në 48 ndeshje që është paraqitur ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar 8 asiste.
Edhe faqja e Werderit ka bërë një postim të veçantë, pas barazimit të dhimbshëm në minutat e fundit, ku Rashica shënoj dhe asistoj.
“Paraqitja e Milot Rashicës: Një gol, një asist. Gjëja e vetme pozitive në një pasdite zhgënjyese”, shkruan faqja zyrtare e Werderit në rrjetin social Facebook.
Natyrisht se këto paraqitje premtojnë një yll që me siguri së shpejti do ta shohim duke shënuar gola në njërin nga top klubet e botës./gazetametro.net
Milot Rashica last eight games for @werderbremen:
vs Delmenhorst ⚽
vs Fortuna 🅰
vs BVB ⚽
vs Eintracht ⚽
vs Hertha ❌
vs Leverkusen ⚽
vs Heidenheim ⚽
vs Freiburg ⚽🅰
On fire! 💚🇽🇰 pic.twitter.com/kHUpwEGqZk
— FootballTalentScout (@FTalentScout) November 2, 2019