Profesori Blerim Latifi debatin publik rreth vendimeve e afatave ligjore e sheh si një kontribut në mjegullën ligjore që s’është problemi real në vend, e që është puro politik siç u shpreh.
Latifi komentoi situatën politike dhe skadimin e afatit të Kushtetueses dhe interpretimet në publik të vendimeve janë shmanngie e temës së duhur dhe burimit të ngërqit politik në vend tha ai në ‘Pressing’ të T7 të mërkurën ku e theksoi se mund të ketë kritika për gjykatën që ai s’ka.
“Ne jemi në një mjegull të madhe juridike që siç u tha kësaj e mundshme që edhe i ka kontrivbuuar Gjykata Kushtetuese që nuk i sqaroi krejt hapat e duhur. Jo, nuk po e shja Kushtetuesen! Unë mendoj se Gjykata mori atë vendim duke u bazuart në mandatin e saj të qartë, duke u bazuar në idenë që të mos interferojë në procese politike, pasi atëherë deformohet sistemi politik.”
Në debat e sipër ai e theksoi dhe diagnostikoi problemin siç e quan. Tek ambicja e një figure politike që nuk ka kapacitetin por ka edhe për shkak të tipare autoritare nuk dëshiron të arrij një mes dhe pengon të tjerët ta bëjnë.
“Problemi në këtë vend nuk është juridik, është puro politik. Problemi në këtë vend është një njeri i cili fitoi 42 % të votave e i cili nuk ka kapacitet elementar të negociojë për të krijuar shumicë parlamentare dhe i cili duke mos qenë vetë i zot ta formojë qeverinë nuk do t’i lë as të tjerët ta bëjnë. Ideja është nëse nuk qeveris unë – s’do të qeveris askush. Edhe nëse nuk qeveris unë e s’do të qeveris askush, për që shkatërrohet shtetit pesë pare nuk i jap..Përse? Sepse është njeri i çmendur…A po do me ditë! Deluzional! I çmendur politik, Nuk po flas në terma psikiatrik se mund të keqkuptojë dikush. Nuk hy andej. Në kuptimin politik. A mendon kush për këtë shtet që u bë gaz i botës? A mendon dikush për këtë shtet i cili prej vjeshtës së kaluar kur ka nisur procesi nuk ka institucione legjitime”.
Ai e shtoi edhe një krahasim nga fqinjësia si shembull i veprimit të kundërt të situatës si ilustrim.
“Shqipëria jonë e dashur sot hapi kapitulin e fundit për integrim në Bashkimin Evropian e ne jemi duke e shkatërruar me duar tona këtë shtetin tonë të brishtë. Edhe unë mendoj që secili që i ka kontribuuar këtij degradimi është i çmendur politik. S’mund t’i thuash ndryshe.”/gazetametro.net