21.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
spot_imgspot_img

Specialja del me vërejtjen e fundit për Nasim Haradinajn, kjo është arsyeja

Për shkak të intervistave të dhëna në disa media, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka lëshuar paralajmërimin e fundit për Nasim Haradinajn, duke kërkuar që t’i respektojë të gjithat kushtet e përcaktuara në vendimin e lëshuar në dhjetorin e vitit të kaluar.

Ky paralajmërim nga Trendafilova, vjen pas marrjes së raporteve të shumta për intervistat e Nasim Hradinajt në televizione pa e kërkuar miratimin e nevojshëm siç Specialja thotë se shkruhet në vendim.

Trenadfilova në njoftim thotë se edhe pse ka mundur ta ndryshojë vendimin menjëherë dhe ta kthejë Nasim Haradinajn për ta vuajtur pjesën tjetër të dënimit në Hagë, ajo ka thënë se po ia jep edhe një shans përmes një paralajmërimi përfundimtar.

“Më 13 qershor 2024, kryetarja e KSK-së, Ekaterina Trendafilova, i bëri paralajmërimin përfundimtar Nasim Haradinajt që t’i respektojë të gjitha kushtet e përcaktuara në vendimin e saj për ndryshimin e dënimit (“Vendim”) të lëshuar dhjetorin e kaluar. Ky paralajmërim vjen pas marrjes së raporteve të shumta nga Sekretari i KSK-së, duke e paralajmëruar Presidenten për kontaktet apo intervistat e Haradinajt me media gjatë muajve të fundit, pa kërkuar miratimin e nevojshëm siç është mandatuar në Vendim. Po ashtu, presidentja theksoi se Haradinajt tashmë në fillim të këtij viti i është kujtuar pasojat e shkeljes së Vendimit.

Presidentja shpjegoi se, edhe pse Vendimi mund të revokohej ose modifikohej menjëherë për shkak të shkeljeve, ajo vendosi t’i jepte Haradinajt një paralajmërim përfundimtar dhe e bëri të qartë se çdo shkelje e mëtejshme do të çonte në kthimin e tij të menjëhershëm në objektet e paraburgimit të KSK-së për të shërbyer pjesën e mbetur të dënimit”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT