Komentatori politik nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka ndarë në facebook një fotografi të vjetër të një burri veshur me tirqi, për të cilin thotë se kështu vishej stërgjyshi i Millosheviqit.
Spahiu tha se Millosheviqi i takon fisit Vasojeviq të Malit të Zi. Ai tha se ky fis para 200 vitesh deklarohej shqiptar dhe i takonte besimit katolik.