9.7 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Spahiu rrëshqet në konspiracione: Deklarata e ambasadorit një shenjë Serbisë që mund ta sulmojë Kosovën, nxitje për luftë

Nexhmedin Spahiu pa filter fare i hyri komploteve kur e vlerësoi deklaratën e diplomatit amerikan Hovenier për vendimin rreth dinarit si rrezik për eskalim ndëretnik si një si nxitje për luftë e mesazh për Beogradin të ndërhyjë.

Ambasadori Amerikan, Jeff Hovenier, kritikoi veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës dhe rregulloren e re të BQK-së si tensione ndëretnike. Ai nuk kundërshtoi ligjshmërinë e vendimit e as nuk kërkoi anulimin, vetëm pezullimin e zbatimit dhe rregullimin e parapërgatitjen dhe komunikimin e duhur. Kishte kritika për veprime unilaterale të pakoordinuara.

Spahiu të martën në Five të televizionit Dukagjini u thellua se paska një mundësi që deklarata e Hovenier ishte një sinjal për Serbinë të intervenojë edhe me dhunë.

“… Është nxitje e Serbisë, që të ndërmarrë hapa. Si duket SHBA-të po e shohin që në mënyrë paqësore nuk është duke u zhvilluar dhe implementuar plani franko-gjerman. Dhe prandaj po bëjnë veprime të tilla, që thjesht Serbinë e nxisin me e sulmu Kosovën. Se çfarë do të bëhet ma vonë, mbetet për tu parë. Të thuash se nuk do ta përkrahim Kosovën në aspektin ndërkombëtare është një shenje e Serbisë që mund të veproni edhe ju. Kjo është nxitje për luftë deklarata e ambasadorit. Natyrisht Amerika është superfuqia e botës dhe bën veprime të tilla që sigurisht i kalkulojnë dhe mbetet për tu parë”.

Hovenier, kishte paralajmëruar qeverinë kosovare se veprime të tilla nxitëse minojnë partneritetin mes SHBA dhe Kosovës duke e vështirësuar atyre të avokojnë për Kosovën në sferën ndërkombëtare./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT