35.2 C
Mitrovice
E premte, 25 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Spahiu: Ata që s’guxuan në kohën e zullumit serb me e ngritë flamurin, e bëjnë tani – s’është patriotizëm

Publicisti i mirënjohur kosovar, Nexhmedin Spahiu ka bërë një postim në rrjetin e tij social pas ngjarjeve të fundit duke e komentuar mungesën e patriotizmit te kosovarët.

Sipas Spahiut, patriotizmi te shqiptarët del në pah vetëm kur “e kanë dajakun mbi krye”. Sidoqoftë ai nuk pajtohet me patriotizmin e “dajakut” duke e quajtur si “nivelin më të ulët të patriotizmit”, përcjell Periskopi.

“Ata që në kohën e zullumit serb nuk kanë guxuar me e ngritë flamurin kuq e zi, a me këndu këngë patriotike, e bëjnë tani, kur kjo gjë më nuk është patriotizëm.” – ka vijuar më tej publicisti.

Statusi i plotë:

Shqiptari bëhet patriot vetëm kur e ka dajakun mbi krye. Viteve të 90-ta kur kosovarët shkonin në Shqipëri habiteshin me mungesën e patriotizmit atje. Tash kur preshevarët vijnë në Kosovë habiten me mungesën e patriotizmit në Kosovë. Që 20 vite nuk ka dajak në Kosovë, nuk ka as patriotizëm. Po patriotizmi vetëm nën trysninë e dajakut është niveli më i ulët i patriotizmit. Ajo që në Kosovë po quhet patriotizëm është në fakt antipatriotizëm. Është shpërfaqje e primitivizmit. Ata që në kohën e zullumit serb nuk kanë guxuar me e ngritë flamurin kuq e zi, a me këndu këngë patriotike, e bëjnë tani, kur kjo gjë më nuk është patriotizëm. Kurse patriotizmi i vërtetë i shtet ndërtimit po mungon në Kosovë siç ka munguar dhe po mungon edhe në Shqipëri.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT