Sonte do të mësohet finalisti i dytë i Play-offit të Superligës së Kosovës.
Sigal Prishtina do të jetë nikoqire e Trepçës, në ndeshjen e pestë gjysmëfinale, shkruan IndeksOnline.
Seria e rezultateve pas katër ndeshjeve është e barabartë 2-2, dhe fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet në finale ku do të përballen me skuadrën e Pejës.
Ndeshja zhvillohet sot në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”, më fillim nga ora 17:15./IndeksOnline/