83 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë.
Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se kaq persona kanë rezultuar pozitiv nga 457 mostra të marra gjatë ditës, transmeton Klan Kosova.
Në 24 orët e fundit nga Covid-19 janë shëruar pesë persona.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj”, thuhet në kumtesë.






