Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar. Në mbrëmje, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, reshjet lokalisht pritet të intensifikohen, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 31°C./meteokosova.com