Riga shiu kohë pas kohe të shtunën. Të dielën intervale me diell.
Riga shiu paraqiten kohë pas kohe ditën e shtunë në pjesë të vendit. Qielli mbetet më i mbuluar me vranësira.
Temperaturat vazhdojnë me trend të rënies në 13C e 14C, maksimalet, derisa minimalet në mëngjes zbresin në 8C e 10C. Frynë erë e lehtë veriore e verilindore 2-5m/s.
Ditën e diel vranësirat fillojnë të shpërndahen. Pasdite më pas do të ketë edhe intervale me diell. Maksimalet zbresin në 12C e 13C.
Të hënën parashihet të ketë më shpesh interval me diell, mirëpo mëngjesi do të jetë më i ftohtë me minimale që zbresin në 0C.
Vranësira kalojnë më shpesh ditën e martë dhe mërkurë, ndërkohë që temperaturat shënojnë rritje deri në 16C e 17C. Nga dita e hënë erërat ndryshojnë kahjen në krahun jugor, e frynë me intensitet të lehtë dhe mesatar 3-8m/s.