Java pritet të jetë mot relativisht i qetë dhe me temperatura pranverore.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 17 gradë Celsius.
“Moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: -2 – 0°C. Temperaturat maksimale: 14-17. Era: Kryesisht nga jugperëndimi e lehte deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.