24.1 C
Mitrovice
E shtunë, 6 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Sot mot i nxehtë, temperatura deri 30 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë fundjave do të mbajë mot me diell dhe temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27-30°C.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

Ndërsa, nesër – moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Ekzistojnë mundësi të vogla që në disa zona të kufizuara të ketë riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26-30°C. Do të fryjë erë nga Jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri 4 m/s.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT