Ambasada gjermane në Kosovë ka njoftuar se sot do të hapet aplikimi për caktimin e terminëve për viza pune për muajin korrik, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, terminët për viza pune do të jenë të hapura nga sot në ora 14:00 deri më 13 qershor në ora 14:00.
“Ju lutem vini re që dhënia e termineve për viza sipas § 26 Neni 2 Rregullja e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojë duke filluar nga 01.12.2021: Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit.
Lista e regjistrimeve për termine në qershor është mbyllur. Lista e regjistrimeve për termine në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00”, thuhet në njoftmin e ambasadës.
Që të mund të aplikoni klikoni KËTU.
/GazetaSinjali/