Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.
Gradualisht, pritet të shtrihen apo të depërtojnë edhe koncentrime të pluhurit saharian, duke ndikuar në cilësinë e ajrit dhe mundësisht në dukshmërinë horizontale.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi nga 15-46 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 37 deri në 41°C.