14 C
Mitrovice
E premte, 11 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Sonte zhvillohet ndeshja Trepça-Prishtina, e cila ishte ndërprerë për shkak të lëndimit të rëndë të dy lojtarëve mitrovicas

Sonte (e hënë), do të vazhdojë ndeshja mes Trepçës dhe Prishtinës në hendboll, ndeshje e cila ishte ndërprerë të shtunën.

Sonte prej orës 19:00 vazhdon ndeshja në mes të Trepçës dhe Prishtinës, që ishte ndërprerë të shtunën.

Ndeshja e xhiros së 18’të të Superligës së meshkujve ishte ndërprerë për shkak të lëndimit të rëndë të dy lojtarëve të Trepçës, nga një përplasje mes tyre.

Me pajtimin e dy klubeve, komesari i garave ka vendosur që ndeshja të vazhdoj sonte, aty ku kishte mbetur të shtunën, njofton FHK. Të shtunën është luajtur deri në minutën e 11’të, ndërsa rezultati në momentin e ndërprerjes ishte 5:2 në të mirë të Prishtinës. /gazetametro.net

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT