12.7 C
Mitrovice
E diel, 17 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Sonte zhvillohet ndeshja e tretë e serisë finale mes Bashkimit dhe Trepçës

Sonte basketbolli kosovar rikthehet me një tjetër përballje spektakolare në kuadër të finales së Superligës ku zhvillohet ndeshja e tretë mes Bashkimi dhe Trepçës.

Pas dy fitoreve radhazi në serinë finale, kampioni aktual nga Mitrovica synon të hedhë një tjetër hap drejt mbrojtjes së titullit, ndërsa prizrenasit kërkojnë reagimin para tifozëve të tyre për të rikthyer garën në lojë, transmeton Klankosova.tv.

Takimi i sontëm do të zhvillohet nga ora 19:30 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku pritet atmosferë elektrizuese dhe mbështetje e madhe për vendasit, ndërsa do të transmetohet edhe në Artmotion.

Bashkimi do të ketë një mungesë të rëndësishme në këtë sfidë vendimtare, skuadra prizrenase nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e basketbollistit amerikan Kyan Anderson, i cili ka mbyllur sezonin pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e kaluar finale.

Në anën tjetër, Trepça vjen me moral të lartë pas avantazhit 2-0 në seri dhe synon të vazhdojë dominimin për t’iu afruar edhe më shumë titullit kampion.

Të gjitha sytë sonte do të jenë të drejtuara kah Prizreni, në një duel që pritet të sjellë rivalitet, emocione dhe basketboll të nivelit të lartë./Klankosova.tv

TË FUNDIT

TË FUNDIT