12.6 C
Mitrovice
E shtunë, 26 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Sonte gjysmëfinalja e tretë, Trepça e pret Sigal Prishtinën

“Play-off”-i i Superligës së Kosovës në basketboll po vazhdon me spektakël.

Ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale dhuruan spektakël të basketbollit, derisa palestrat janë të mbushura për të hijeshuar edhe më shumë garat shtesë të elitës së basketbollit.

Dramë dhe adrenalinë kishte në sfidat gjysmëfinale, ku seria është 1:1, derisa në fundjavë zhvillohen ndeshjet e treta.

Palestra “Minatori” sërish do të jetë arenë e një super derbi, ku ndeshen Trepça dhe Sigal Prishtina.

‘Xehetarët’ fituan ndeshjen e parë 80:65, kurse ‘bardhekaltrit’ ndeshjen e dytë 90:83 pas vazhdimeve. Të dy skuadrat hyjnë për fitore dhe për të bërë një hap drejt finales.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT