28.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Sondazhi i fundit: 87 përqind kërkojnë zgjedhje, përkundër 13 përqind qeveri të re



Pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit të qeverisë Kurti, diskursi publik në Kosovë është i ndarë në dy grupe se si e shohin zgjidhjen apo daljen nga momentumi i ri politik në vendin tonë, në mes atyre që e shohin zgjidhjen përmes zgjedhjeve dhe atyre përmes krijimit të një qeverie të re, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Nga partitë politike në vendin tonë është e vetmja Vetëvendosje që konsideron që zgjedhjet janë zgjidhja e vetme dhe legjitime nga situate e re politike e krijuar, ndërsa të gjitha partitë tjera janë bërë bashkë duke ofruar zgjidhjen përmes krijimit të një qeverie të re nga po kjo legjislaturë parlamentare.

Por krejt ndryshe duhet të mendojnë qytetarët e Kosovës, ku një shumicë dërrmuese në sondazhe dhe votime të ndryshme të organizuara online kanë shprehur bindjen se zgjidhja e duhur është mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Kështu doli edhe sondazhin e fundit të organizuar nga emisioni Debat Plus ku në pyetjen e ofruar për qytetarët zgjedhje apo qeveri e re?, kanë marrë pjesë në votim 42315 persona nga të cilët 87% kanë votuar për opcionin zgjedhje përkundër 13% që kërkojnë qeveri të re./VERIU.INFO/





TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT