14.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Smrekonica e Vushtrrisë largohet sot nga karantina




Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se fshati Smrekonicë sot largohet nga karantina.

“Sapo bisedova në telefon me Ministrin Vitia dhe më konfirmoi që kërkesa edhe e jona por edhe e banorëve po realizohet sot sipas rekomandimit të IKSHPK”.

“Dua të falënderoj banorët, Këshillin e Fshatit, kryetarin Fidan Bejta, për bashkëpunimin. Po ashtu falënderojë Policinë e Kosovës dhe stafin e QKMF Vushtrri si dhe vullnetarët që ndihmuan banorët e fshatit në këtë kohë jo të lehtë. Dispciplina juaj është kthyer në sukses duke mos u përhapur më shumë Coronavirus në mesin e banorëve”.

“Ndërsa betejën po e fitojmë tani për tani, duhet të vazhdojmë me KUJDES, duke mbajtur DISTANCËN dhe duke respektuar orarin e qarkullimit”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.


TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT