7.3 C
Mitrovice
E enjte, 29 Janar, 2026
spot_img

Sllovakia: Qëndrimi ynë mbetet i pandryshueshëm, nuk e njohim Kosovën

Ambasada e Sllovakisë në Serbi ka thënë se është kundër njohjes diplomatike të Kosovës.

“Ju informojmë se qëndrimi i Sllovakisë në çështjen e pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar”, thuhet në komentin e ambasadës sllovake në Serbi për B92.



Ky reagim vjen pasi kryeministri Albin Kurti kërkoi nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, që të bashkohet shteteve të tjera të BE-së në njohjen e Kosovës.

Kurti ka thënë se Sllovakia si vend anëtar i NATO-s dhe i BE-së të mbështesë dhe të shtyjë përpara anëtarësimin e Kosovës në aleancën veri-atlantike.



Deri më tani, Sllovakia është shprehur sistematikisht kundër njohjes së Kosovës. /Reporteri

TË FUNDIT

TË FUNDIT