27.9 C
Mitrovice
E diel, 13 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Skenderaj, edhe një rast i ri me Covid-19

Në Skenderaj është shënuar edhe një rast i ri me Covid-19, njofton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook Bekim Jashari, kryetari i kësaj Komune. “Pas shfaqjes së dy rasteve të para me COVID-19 në Burojë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot ka bërë testet e familjarëve të të infektuarve dhe nga 8 anëtarët e testuar të kësaj familje vetëm një ka dalë pozitiv”.

“Ditët në vazhdim do të testohen edhe rastet tjera kontakt nga kjo familje”.

“Uroj që të mos kemi raste të tjera dhe apeloj tek të gjithë banorët e lagjes “Thaçi”, personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në dy javet në vijim apo deri sa t’iu bëhen testet dhe të dalin negativ”, ka shkruar Jashari.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT