30.8 C
Mitrovice
E premte, 6 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Skandali i energjisë, shteti dha garanci bankare për operatorë privatë

Ermal Panduri në emisionin ‘Debat Plus’ sonte ka sjellur para publikut një hulumtim që shfaq keqpërdorime të papara në çështjen e energjisë elektrike në Kosovë, ku janë të përfshirë shumë aktorë të rëndësishëm dhe vendimmarrës.

Në këtë hulumtim Panduri ka thënë se shihet qartë kapja totale e një prej institucioneve kryesore të energjisë – KOSTT-it.

Pozicionet kyçe në këtë institucion mbahen nga persona që kanë lidhje direkte ose indirekte me zyrtarët më të lartë të shtetit dhe pushtetit.

Përveç tjerash Panduri ka thënë se bëhet fjalë për një garancion bankar.

Ky garancion bankar milionësh, nga viti i ardhshëm do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimin më të madh të faturave, që do ta paguajnë qytetarët k thënë Panduri.

Ai tutje ka treguar se është hulumtuar dhe analizuar gjatë ku del se ky veprim i KOSTT-it është jashtëzakonisht i dyshimtë.

Por, KOSTT-i nuk është i vetëm ka thënë Panduri duke shtuar se këtu përfshihen thellë edhe Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave, me në krye shefat e tyre.

‘’Puna shkon deri tek Kuvendi i Kosovës, që po del se nuk ka qenë fare në dijeni se një organ që do duhej t’i përgjigjej atij, ka lëshuar një fletëgarancion bankar për një operator privat’’, ka thënë ai.

Tutje Panduri ka thënë se nga taksat tona shteti i jep garancion në bankë – një privati.

”Bëhet fjalë për Ankandin Solar 100 MW, që ishte i pari i shpallur nga institucionet e Kosovës’’, ka thënë ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT