28.3 C
Mitrovice
E martë, 23 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

“S’kam prova që UÇK-ja të ketë pasur praktikë të spastrimit etnik të serbëve”: Duncan pajtohet me Jackson-in

Në seancën e së martës në Dhomat e Specializuara në Hagë, ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit paraqiti një pjesë të dëshmisë së gjeneralit britanik Mike Jackson, dhënë më 24 maj 2016, në Gjykatën e Lartë në Londër, që lidhej me natyrën e dhunës ndaj civilëve gjatë verës së vitit 1999 në Kosovë.

Nina Tavakoli, avokate e Thaçit veçoi dy paragrafë nga deklarata e Jackson-it, ku ai shprehej:“Unë vetë nuk kisha prova nëse UÇK-ja, nga pikëpamja institucionale, përmes praktikave të veta, po kryente akte terroriste kundër personave.

Unë nuk po them që kjo s’ka ndodhur prej personave të caktuar, por s’kam prova se kjo ishte praktikë e UÇK-së.

”Në një paragraf tjetër, Jackson kishte deklaruar:

“Unë nuk kam prova që, nga pikëpamja institucionale, UÇK-ja të ketë pasur praktikë të spastrimit etnik të serbëve që kishin mbetur aty.

”Kur u pyet nëse pajtohej me këtë vlerësim, dëshmitari John Stewart Duncan tha:“Po, në këtë rast po, pajtohem.

”Mbrojtja më tej e pyeti Duncan-in nëse kishte dijeni që gjenerali Jackson t’i kishte raportuar komandës së NATO-s se Hashim Thaçi ka dirigjuar apo kryer akte dhune ndaj civilëve.

Jo, me sa kam unë dijeni,” u përgjigj Duncan./kallxo

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT