Sizmologu Shemsi Mustafa ka folur rreth tërmeteve pas asaj çfarë po vazhdon të ndodh në Turqi dhe Siri, ku mbi tre mijë persona ndërruan jetë e u shkaktuan dëme të jashtëzakonshme materiale.
Mustafa, i ftuar në emisionin Kallxo Përnime tregoi se brenda 12 vjetëve, Kosova është goditur nga tri tërmete prej 5.0 shkallë të Rihterit.
Kësisoj sipas tij, vendi ynë mund të goditet nga tërmetet çdo pesë vite.
“Në Agjencinë tonë, jemi dy zyrtarë sizmologë, andaj edhe kapaciteti jonë për studime është shumë i kufizuar. Si obligim e kemi të bëjmë studime mikrosizmike, sidomos në zonat urbane ku planifikohet të bëhen ndërtime të larta’”, është shprehur ai në RTV Dukagjini.



