19.2 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Situata në Ukrainë, Petrit Selimi thotë se është momenti që Kosova të fitojë dy njohje e madje të pranojë çfarëdo kompromisi për këtë, nervozohet këshilltari i Kurtit

Petrit Selimi thotë se po të ishte lider shtetëror tani, do të përpiqej që të fitonte njohjen e Spanjës dhe të Greqisë saktësisht në këto 30 ditë. Thotë se ky është mendimi i tij, por që ka informatë për atë që po flet. Ka një pjesë të mendimit të Selimit që i ka penguar Jeton Zulfajt, këshilltar i Kryeministrit Albin Kurti.

Pas përshkallëzimit të situatës mbrëmë në Ukrainën lindore, ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka dhënë një mendim të tij se si Kosova do të mund të merrte për 30 ditë njohjen e Spanjës dhe të Greqisë, si dhe pjesëmarrjen në Programin e NATO-së “Partneriteti për Paqe”.


“Nuk merrem me politikën kosovare në tweet-at e mi, por nëse do të isha një lider kosovar, do të bëja gjithçka që të siguroja njohjen nga Spanja dhe Greqia në 30 ditët e ardhshme, plus NATO PfP (Partneriteti për Paqe”, ka shkruar Selimi.

Në këmbim të kësaj, Selimi thotë se do të bënte çfarëdo kompromisi, që do ta përkrahte SHBA-ja dhe atë menjëherë.

Krejt këtë e ka cituar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Citaku, ndërsa pjesa e fundit, pra “çfarëdo kompromisi i përkrahur nga Amerika” e ka penguar këshilltarin e Kurtit.

“’Cfarëdo kompromisi’. Është shumë mirë që ju nuk keni në pushtet”, ka shkruar Zulfaj.

Postimet e Selimit u bën mbrëmë, pasi Rusia njohu dy rajone të Ukrainës lindore si entitete të pavarura, e më pas urdhëroi dërgimin e trupave rusë. /Express/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT