7.3 C
Mitrovice
E enjte, 9 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Situata në Kosovë është në tehun e thikës, thotë zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë

Situata në Kosovë, sipas zëvendës-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer, është në tehun e thikës.

Në një diskutim në institutin ndërkombëtar Chatham House, me seli në Londër, Finer, ndërsa diskutoi për politiken e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë Administratës së Joe Biden, ka potencuar se kanë ekzistuar “dy vija kryesore ndarëse për të cilat jemi më të shqetësuar se për të tjerat” në Ballkanin Perëndimor.

E ato janë Kosova e Bosnja e Hercegovina.

Sa i përket Kosovës, Finer ka potencuar se qëndrimi amerikan është që Kosova “duhet të jetë edhe sovrane edhe të respektojë komunitetet pakicë të cilat ekzistojnë përbrenda asaj”.

Zyrtari i lartë amerikan ka potencuar se shqetësim tjetër për SHBA-të në këtë rajon “është ndarja e mundshëm,” e Bosnjës.

“Dodik, të paktën në formë retorike po ndjekë një agjendë që bën thirrje për shpërbërjen e shtetit, të cilin ne e kundërshtojmë fuqishëm”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Kosova e Bosnja e Hercegovina janë çështje që administrata e Presidentit Biden është angazhuar “t’i menaxhojë, shpesh përmes diplomacisë së kujdesshme përgjatë tërë mandatit” dhe se ato mbesin sfida të cilat duhet vëzhguar.

Sipas tij situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbetet “një shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara”./AlbanianPost

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT