Situata e përgjithshme në ditën e pestë të protestës në Jarinje është e qetë dhe pa ndonjë incident.
Rruga vazhdon të jetë e bllokuar dhe vërehet numër më i vogël i protestuesve ndërsa më i madh i atyre që kalojnë kufirin në këmbë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.
Policia vazhdon të jetë e pozicionuar përgjatë kufirit, duke mbajtur situatën nën kontroll.
Situatë e ngjashme është edhe në kufirin e Bërnjakut.





