-1.7 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Situata e rënduar në Mitrovicë: 42 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata me koronavirus në qytetin e Mitrovicës vazhdon të jetë e rënduar pasi numri i rasteve të reja po vazhdon të rritet, shkruan mitrovicasot.net

IKSHPK ka publikuar raportin e përditshëm për rastet e reja të infektimit dhe Mitrovica ka shënuar edhe 42 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 248 raste, Prizren 53 raste, Mitrovicë 42 raste, Gjakovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjilan 28 raste, Ferizaj 24 raste, Lipjan 20 raste, Fushë-Kosovë 19 raste, Skenderaj 15 raste, Suharekë 15 raste, Viti 13 raste, Deçan 11 raste, Drenas 11 raste, Malishevë 11 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kamenicë 9 raste, Pejë 8 raste, Dragash 7 raste, Klinë 4 raste, Shtime 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik dhe Zubin-Potok”, ka përfunduar raporti.

Ndryshe, numri i madh i rasteve të reja është në vazhdën e rritjes së numrit të këtyre rasteve gjatë javës së fundit në Mitrovicë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT