5.8 C
Mitrovice
E martë, 11 Nëntor, 2025
spot_img

Sinjalizuesi i skandalit me rezerva shtetërore: E vërteta nuk vdes kurrë, kjo është drejtësi

Ermal Kutllovci, sinjalizuesi për dyshimet rreth keqpërdorimeve në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Rozeta Hajdarit.

Përmes një postimi në Facebook, Kutllovci u shpreh se gjatë kësaj kohe është etiketuar me fjalë të rënda dhe diskriminim, por që ajo çka u përqesh dikur, sot po del në dritë, shkruan IndeksOnline.

“Kjo nuk është fitore personale, thjeshtë është një dëshmi për të gjithë ata që besojnë në të drejtën e vërtetë, për të gjithë ata që vuajnë në heshtje, mos u zhgënjeni kurrë e në asnjë rrethanë”, deklaroi Kutllovci.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatë aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit, për rastin e rezervave shtetërore.

Pasi u raportua se Kutllovci sinjalizoi institucionet hetuese rreth kësaj çështjeje, në janar të vitit të kaluar, ai u lirua nga puna me vendim të MINT-it.

TË FUNDIT

TË FUNDIT