5.8 C
Mitrovice
E premte, 30 Janar, 2026
spot_img

Sinjali: Një burrë është kapur në një objekt motelesh me një 13-vjeçare, dyshohet për veprën penale të dhunimit

Një ndërhyrje urgjente policore ka zbuluar një rast tronditës në Dubravë të Istogut, ku një burrë është kapur në një objekt motelesh bashkë me një vajzë 13-vjeçare dhe tashmë dyshohet për veprën penale të dhunimit.

Sipas informatave nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar më 29 janar 2026 rreth orës 13:50, kur një qytetar ka njoftuar Policinë se një person madhor kishte marrë me veturë një të mitur dhe ishte nisur në drejtim të vilave në zonën e Dubravës.

Njësitë reaguese janë nisur menjëherë në terren dhe pas kontrollit të disa objekteve kanë arritur të lokalizojnë të dyshuarin dhe vajzën e mitur brenda një vile/moteli. Në vendin e ngjarjes janë aktivizuar njësitë hetimore dhe prokurorja kujdestare për të mitur.

I arrestuari është T.P, i cili është shoqëruar në polici dhe është intervistuar në prani të avokatit. E mitura është intervistuar me masa të posaçme mbrojtëse, në prani të përfaqësueses së QPS-së dhe prokurores së rastit.

Me vendim të prokurores kujdestare, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet po vazhdojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave.

Rasti është cilësuar si një nga ngjarjet më të rënda të ditës në këtë rajon dhe priten veprime të tjera procedurale.

TË FUNDIT

TË FUNDIT