Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë thirrje që të ekzekutohen pagat për minatorët.
SPMT thotë se situata e krijuar me vonesat në paga është bërë zakon që cenon vetë ekzistencën e minatorëve.
Tutje, në reagim është thënë se minatorët nuk kanë mundësinë që ta vazhdojnë punën, pasi që të njëjtit nuk kanë financa të mjaftueshme as për shujtën ditore.
Njoftimi i plotë:
Reagim
Të nderuar minator,
Sot kur ne të gjithë me padurim presim ekzekutimin e pagave, me gjasë e njejta përseri nuk do të realizohet, duke vazhduar kështu pafund injorimi, fyerja dhe degradimi total i minatorëve.
Një situatë e till e krijuar tashmë e sa kohë është bërë zakon që cenon vetë ekzistencen tonë. Mungesa e mjeteve ekzistenciale për jetes (pagesa e pages) dhe injorimi i menxhmentit për të bërë punen e tyre tashmë nuk don koment.
Lind pyetja logjike: Për cka zgjidhen menaxhmentet? Për të punuar dhe për të plotësuar kërkesat minimale të minatorëve (pagesen e pagave).
Edhe me interesante është insistimi i menaxhmenti që minatorët të vazhdojnë punën, ani pse të njejtit nuk kanë mundësi financiare të marrin as shujten ditore!!!
Ne ju flasim në gjuhë të butë dhe gjuhë shqipe, ekzekutoni pagat sot. Një gjë e tillë është edhe pjesë e marrëveshjes së arritur me Bordin Mbikqyrës, Ministrine e Ekonomise dhe Grupin e deputetëve.
Këtij shqetësimi për ekzistencen tonë duhet ti vije fundi njëher e përgjithmonë.
Kërkojm të ekzekutohen pagat.
Me respekt, SPMTK