19 C
Mitrovice
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Sindikata e ATK`së demanton Muratin: Nuk i ke rrit pagat 110 euro, deklarime t’pavërteta

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka reaguar pas deklaratave të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se për shërbyesit publikë është rritur paga ku sipas tij kompletohet rritja prej 110 €.

Sindikata e Punëtorëve të ATK-së i ka quajtur deklaratat e Muratit si të pavërteta, pasi sipas tyre, punëtorëve të ATK-së nuk u janë rritur pagat as edhe një euro gjatë mandatit të tij.

Sipas tyre, deklaratat e qeveritarëve se pagat janë rritur për të gjithë shërbyesit civilë nuk janë të vërteta.

“Pas postimit të ministrit Murati, Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës shpreh reagim ndaj të PA VËRTETAVE të ministrit Murati, lidhur me rritjen e pagave për shërbyesit publikë, ku sipas tij kompletohet rritja prej 110 €, por në fakt Ministri ka harruar zyrtarët e tij vartës në të gjitha fazat e këtij procesi, pra zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës të cilët pikërisht ata e mbushin arkën e shtetit, pjesës dërmuese nuk ju është rritur paga as edhe një euro të vetme në mandatin e tyre”.

Madje nga kjo sindikatë tregojnë se nga kjo rritje përfitojnë vetëm një pjesë e shërbyesve publikë.

“Deklarimet nga qeveritaret se të gjithë shërbyesve publikë u është rritur paga, madje disa herë, nuk është e vërtetë dhe as e saktë, për hir të informimit të drejtë të publikut, nga kjo rritje përfitojnë vetëm një pjesë e shërbyesve publikë, po ashtu edhe në ATK vetëm një pjesë përfton rritje, prandaj deklarimet e tilla duhet të jenë të vërteta dhe të sakta sepse jo të gjithë përfitojnë rritje të pagave siç thuhet”, thuhet në reagim, /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT