10.6 C
Mitrovice
E enjte, 12 Mars, 2026

Sikurse SHBA’ja, presidentja do t’i bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin

Presidentja Vjosa Osmani ka mbështetur vendimin e ShBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës.

Siç njoftohet, sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Osmani shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t`i bojkotoj Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.


Sipas presidencës, ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra porse Presidentja e Kosovës do t’i bojktoj të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin.

Lojërat Olimpike në Pekin mbahen nga 4 shkurti i 2022 deri me 20 shkurt 2022.

TË FUNDIT

TË FUNDIT