Një grabitje e armatosur u raportua se ndodhi dje në Zubin Potok.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar rastin duke dhënë detaje shtesë.
Raportohet se katër viktimat, tre femra dhe një mashkull, të gjithë kosovarë kanë deklaruar se tre persona të dyshimtë , të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin e armës u kanë grabitur 10 milion dinarë dhe rreth 7 mijë euro.
Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitet relevante.