Avokati kosovar, Arianiait Koci, ka shprehur indinjatën e tij, duke shpërndarë një foto ku shihet flamuri i Serbisë, duke thënë se si është e mundur që ky flamur valëvitet vetëm 8 kilometra larg Prishtinës.
Koci ka shkruar se si është e mundur që vet 9 km, larg nga Prishtina valëvitet flamuri i Serbisë në një spital publik.
Ai ka thënë se ky flamur gjendet në Lapna Sellë (Lapje Selo), dhe se në çdo vend ishin mbishkrimet që tregojnë se është spital i Serbisë.
“Por, assesi nuk mund ta kuptoj se si është e mundur në Lapna Sellë (Lapje Selo), 8 km prej Prishtinës, valon flamuri i Serbisë në spital publik. Gjithkund ishin mbishkrimet që tregojnë që është spital i Serbisë. Sipas një pacienti që priste rend, edhe pagat e mjekëve vijnë prej atje”, ka shkruar Koci.
“E papranueshme! A kemi shtet, a kemi kemi organe të rendit?”, ka thënë tutje Koci.
Postimi i plotë:
Mund ta kuptoj disi që Republika e Serbisë kujdeset për serbet e Kosovës.
Por, assesi nuk mund ta kuptoj se si është e mundur në Lapna Sellë (Lapje Selo), 8 km prej Prishtinës, valon flamuri i Serbisë në spital publik.
Gjithkund ishin mbishkrimet që tregojnë që është spital i Serbisë. Sipas një pacienti që priste rend, edhe pagat e mjekëve vijnë prej atje.
E papranueshme! A kemi shtet, a kemi kemi organe të rendit?




