12.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Si e mposhti Trepçën lojtari që u rrit në këtë klub, i preferuari i Torcidës Burim Zekiqi

Trepça ia pa sherrin të dielen, një basketbllisti që u rrit në këtë klub. Burim Zekiqi e shkatërroi ish–klubin, duke shënuar 4 treshe rresht, në fund të lojës, të cilin Vëllaznimi e fitoi si vendës, të dielën në Gjakovë, 75 me 72.

Këto shënime për tre pikë erdhën në më pak se 3 minuta lojë të mbetur, kur Trepça ishte në epërsi prej 8 pikëve.

Të parën në serinë e katër tresheve Zekiqi e shënoi mbi kokën e vëllaut të tij, Samirit.

Të dytën, një minutë më vonë, teksa përballë e pati Drilon Hajrizin.

Të tretën kur kishte mbetur edhe 1 minutë e 15 sekonda lojë, për ta barazuar rezultatin në 69 me 69.


E të katërtën, 30 sekonda para finishit, duke bërë një ikje madhështore nga nënkoshi i Trepçës, për të dalë jashtë vijës 6 e 25 dhe për të gjuajtur me të parën, sërish saktë e sërish mbi Drilon Hajrizin.

Ani se nuk e huqi asnjë, Zekiqi i Vllaznimit nuk u çmend duke festuar, duke treguar kështu respekt për klubin ku u bë basketbollist.

Burimi kaloi në Gjakovë këtë verë, pas transfereve të mëdha që bëri Trepça, duke sjellë në ekip dyshën kampione të Golden Eagle Yllit, Mikaele Tmusiq e Erion Kastratit, bashkë me 3 lojtarë tjerë të huaj.

Largimi i tij preku tifozët mitrovicas, të cilët u shfrynë për ndjekjen e tij, sidomos pas performancës së tij të së dielës ndaj ish klubit.

“Përndryshe, Burim Zekiqi ua paloi atyre që i nëncmuan kapacitetet e tij”, ka shkruar në Facebook Jahir Sumiqi.

“…Burim Zekiqi, suksese ty, te pafsha sa ma nalt”, ka vazhduar Visar Musa.


“…Burim Zekiqi, zemër (me emoji) me ty humbja është fitore! (emoji një zemër e gjelber)”, ka thënë Sefi Beqiri.

“Burim Zekiqi, a je nermal”, ka shtuar Gentian Gezim Shala.

Nuk është kursyer as faqja Mitrovica Press, që ka shkruar “Rezultati final Burim Zekiqi 75;72 KB Trepça”.

Burim është njëri nga 3 vëllezërit Zekiqi që kanë luajtuar bashkë te Trepça. Samiri vazhdon të jetë te klubi mitrovicas, ndërsa Ramadani ka shkuar te Rahoveci./Klankosova.tv/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT