18.6 C
Mitrovice
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Si e gjunjëzoi SHBA shtetin Rus për Kosovën: Dalin bisedat dramatike mes Clinton dhe Yeltsin

Biblioteka presidenciale Clinton ka lejuar së fundmi qasje në një seri dokumentesh të deklasifikuara të cilat janë rrëfimi më i qartë i marrëdhënies në mes të shefit të Shtëpisë së Bardhë, Bill Clinton dhe njeriut që drejtonte shtetin rus, Boris Yeltsin, në veçanti krisja e marrëdhënies së tyre në kohën kur Bill Clinton ia komunikon Yeltsin vendimin e tij dhe të NATO’s për ta bombarduar Serbinë, në mënyrë që kasapi i Ballakinit, Sllobodona Milloshevic të ndalje.

Nga 1996 deri në 1999, zbulohen transkriptime e telefonatave, takimeve deri dhe një “memo”, që i shtohet 500 faqeve miqësie mes Boris Yeltsin dhe Bill Clinton.

Në kapitujt e parë të kësaj historie , Yeltsin përballë me një betejë të vështirë rizgjedhje në krye të Rusisë, ndërsa Clinton i qëndroj në krah si një mbështetje e rëndësishme, më vonë kur Yeltsin po ndihet i sigurt në postin e tij, dhe Clinton po hynte në fazën e fundit të presidencës së tij, raporti ishte edhe më i relaksuar.


Sipas analistit James Goldgeier,”Në mandatin e tij të parë Boris Yeltsin pati shumë nevojë për mbështetjen e Bill Clinton teksa përballej me një kundërshti të madhe të brendshme ndaj politikave të tij. Për Rusinë nuk ishte thelbësore vetëm mbështetja financiare, edhe pse kjo asistencë kishte një rëndësi kyçe. Clinton i ofroi Yeltsinit edhe mbështetje të plotë publike kur ky i fundit përdori forcën ushtarake në ngërçin e krijuar me parlamentin vjeshtën e vitit 1993. Clinton e bërë këtë sepse besonte se i nevojitët Yeltsin, një president rus i angazhuar për marrëdhënie të mira me Perëndimin. Boris i kishte kërkuar Clinton një ndihmë financiare në vitin 1996 për fushatën zgjedhore ‘Bill për fushatën zgjedhore me duhet urgjentisht një borxh për Rusinë prej 2.5 miliardë dollarë, problemi është se më duhen para tani, nuk kam me çfarë të paguaj pagat dhe pensionet’ Clinton i premtoi se do të bisedonte me FMN’në dhe disa miq dhe të shikonte se çfarë mund të bënte”.

Mirëpo, këtë marrëdhënie nuk e lëkundi asgjë më shumë se çështja e Kosovës, as debatet për kontrollin e armëve, ndërhyrjen në Çeçeni, Irani e çështjet e tjera globale, nuk patën e efektin e një tërmeti të raportit të ngrohtë personal në mes të Clinton dhe Yeltsin, se sa Kosova dhe zgjerimi i NATO’s, transmeto Gazeta Metro.

“Sprova më e madhe e marrëdhënies së tyre personale erdhi gjatë fushatës së bombardimeve të NATO’s ndaj Serbisë në mars të 1999. Clinton dhe homologët e tij europian besonin fuqishëm se NATO duhej të ndërmerrte sulme ajrore kundër Serbisë, që ta ultë Slobodan Milosevicin në tryezën e negociatave, por Yeltsin ishte kundër çdo përdorimi të forcës, jo vetëm lidhjeve të ngushta në mes të Serbisë dhe Rusisë, por sipas tij edhe për faktin se kjo do nënkuptonte ndërhyrjen në punët e brendshme të një shteti sovran”, bënë të ditur analistit James Goldgeier.

Në një bisedë telefonike të zhvilluar në mes të dy liderëve, teksa NATO po përgatitej për sulmet ajrore, Clinton ia tha Yeltsinit troç, “në fund je ti që do vendosësh nëse do ta lejosh këtë njëri të shkatërroi marrëdhëniet që kemi mbi 6 vite që po punojmë. Unë nuk mendoj që ai është aq i rëndësishëm, me vjen keq që është serb, do doja që të ishte irlandez apo diçka tjetër, por ia që nuk është”, ishte shprehur Clinton për Milloshevic. Clinton ishte përpjekur që ta binde Yeltsinin, duke ia shpjeguar se kishte rënë dakord me Presidentin Francez, atë të Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe për Kosovën.

Sipas bindjeve të Yeltsinit, bombardimet ndaj Jugosllavisë, nuk do ta gjunjëzonin Milloshevicin, por veç do ta vështirësonin krizën humanitare, ndërsa kishte lajmëruar Clinton se ndjenjat antiamerikane dhe anti-NATO po rriteshin shume në Rusi. Gjithashtu kishte theksuar se kishte një presion të madh për ta ndihmuar Serbinë.

“Nuk jam përballur kurrë me një çështje kaq të vështirë, komplekse dhe delikate, në një kohë kur NATO vazhdon bombardimin ndaj Jugosllavisë. Milloshevic nuk do të kapitullojë kurrë. Në vend që të zgjidhë krizën humanitare, bombardimi po shkakton një katastrofë humanitare dhe po dëmton rëndë marrëdhëniet SHBA-Rusi. Po ta them sinqerisht se ndjenjat antiamerikane dhe anti-NATO po rritën në Rusi si një ortek. Kam një presion të madh për të ndërhyrë dhe për të ndihmuar Jugosllavinë”, mësohet të ketë thënë Yeltsin drejtuar Cliton’it.


Sipas ‘The New Yorker’, Yeltsin, ishte i tmerruar nga ideja e bombardimeve të NATO’s, Serbi është aleat tradicional i Rusisë, dhe ndërhyrja ushtarake e SHBA’së, do të tregonte se Moska ishte e pafuqishme për ta mbrojtur atë apo edhe për të ndikuar që Serbia të mos goditej. Kjo për Boris Yeltsin ishte prova dërrmuese se Rusia kishte humbur statusin e saj të superfuqisë.

Tutje ‘The New Yorker’ ,shpalos edhe përpjekjen e fundit të Boris Yeltsin. Ai i kishte raportuar Clintonit ftesën drejtuar Miloshevicit në Moskë për të biseduar me të, dhe se kishte pasur një bisedë të ashpër me liderin serb. Por shpjet presidenti amerikan do ta telefononte për t’i thënë se Milloshevici i kishte shkelur premtimet e bëra: Forcat serbe kishin zhvendosur 200 mijë civil nga Kosova.

Clinton e kishte të qartë tashmë, Milloshevic kishte shpërfillur kryenegociatorin Richard Holbrook dhe kishte vazhduar t’i fusta forcat e tij nëpër Kosovë duke evakuuar e vrarë qytetarë. “Ai nuk na la asnjë zgjidhje tjetër”, mësohet t’i ketë thënë Cliton homologut rus në fund./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT