Ish zëvendës-kryemninistri I Kosovës, Hajredin Kuçi ka treguar prapaskenat e shpalljes së pavarësisë se Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.
Kuqi në Frontal të T7 tregoi sesi bashkë me ish presidentin Hashim Thaçi e kishin bindur Adem Demaçin që të merrte pjesë në seancën solemne.
“Baca Adem kishte një dilemë lidhur me pavarsinë e Kosovës në atë kohë dhe unë dhe kryeministri Thaçi e kemi thirrë zotrin Latif Gashi një natë përpara. Ai kishte shumë afërsi me bacën Adem dhe i kemi thënë a shkon na e fton bacën Adem në zyrë dhe e kemi ftu për me e bindë me ardhë të neserëm në ceremoninë e shpalljes.
Nuk mund ta imagjinonim me e shpallë pavarsinë pa Adem Demaçin, për ne ishte shumë e rëndë. Me gjithë dilemat që kishte më shumë edhe hatri i presidentit Thaçi e zotrit Gashit erdh, por ka ardhë mas dy ore që kaq folur zotri Gashi, në ora 20-21, dhe e kemi lutur që të vijë nesër në ceremoni. Tha do të vijë, ka qenë shumë gëzim i madh për ne”, ka treguar Kuçi./Express




