8.3 C
Mitrovice
E martë, 27 Janar, 2026
spot_img

Shtrëngimi i masave antiCOVID: Kosovarët ia mësyjnë me të madhe që nga mëngjesi Shqipërisë

Masat e vëna nga qeveria Kurti kanë bërë që kosovarët sot t’ia mësyjnë me të madhe Shqipërisë.

Lexues të lajmi.net kanë dërguar fotografi nga pika kufitare e Vërmicë, ku shihen kolona të gjata automjetesh që tanimë kanë marrë rrugën për në Shqipëri për ta kaluar fundjavën.

Kjo për shkakun se Kosova aktualisht gjendet nën masa të rrepta anti-COVID19, që përfshijnë mbylljen totale të gastronomisë, përveç me Take Aëay si dhe orën policore.
Kësisoj, kosovarët kanë zgjedhur që ditët e fundjavës t’i kalojnë në Shqipëri, pasi që sot në Kosovë edhe ashtu në sektorin publik është ditë pushimi.

Pritjet, siç kanë treguar lexuesit, në këtë pikë kufitare shkojnë deri në gjysmë ore.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT