12.3 C
Mitrovice
E premte, 17 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Shtatë të lënduar në aksident, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin për Gazetën Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Siç bën të ditur Zahiti, ky aksident ka ndodhur në segmentin rrugor fshati Debërllukë, ku personat e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor.

‘Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Debërllukë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor’, ka thënë Zahiti për Gazetën Metro.

Gjatë pasdites së sotme ka ndodhur edhe një aksident trafiku në Istog, si pasojë e së cilit mbetën të lënduar pesë persona. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT