Gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë është organizuar protestë kundër nga ish-krtyeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kudër ardhjes se presidentit serb, Aleksandër Vucic, në kuadër të nismës rajonale ‘Ballkanit të Hapur’.
Pas djegies së flamurit të Serbisë nga një grup protestuesish, një i ri nuk është mjaftuar me kaq. Ai është ngjitur në një shtyllë ndriçimi për të grisur flamurin serb. Në një moment i riu varet mbi flamur i cili griset dhe ai përfundon në tokë.
Nuk dihet nëse ky person ka pësuar dëmtime nga rënia nga lartësia, megjithatë ai është parë duke i ndihmuar nga disa të tjerë që të largohet nga aty.
Ndërsa videon e të riut e ka postuar edhe kryeministri Edi Rama, në njërën nga rrjetet sociale të tij. /gazetametro.net



