Nëse shpërthen lufta, sa të gatshëm do të ishit të luftonit për vendin tuaj?
Në një sondazh të Institutit amerikan “Foreign Policy Research”, Shqipëria bën pjesë në top pesë vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve që janë të gatshëm të luftojnë për vendin.
Vendi i parë është Turqia me 88%, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 69%.
Më pas vijnë Suedia 66%, Finlanda 64% dhe Mali i Zi 63%.
Nëse marrim listën e dhjetë vendeve, i shtohen gjithashtu Greqia me 63%, Norvegjia 61%, Lituania 52%, si dhe Polonia dhe Sllovenia me nga 49% secila.
Vendet me përqindjen më të ulët të qytetarëve të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre në NATO janë Italia dhe Sllovakia me nga 25% secila, Gjermania 27%, Holanda 30%, Hungaria dhe Republika Çeke me nga 33% secila.



