20.7 C
Mitrovice
E shtunë, 6 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Shqipëria me 25 ushtarë në Kosovë, nga sa kanë vendet e tjera

Njëzet e pesë ushtarë të Shqipërisë janë të angazhuar në Kosovë, në kuadër të KFOR-it. Edhe 27 shtete të tjera kanë ushtarët e tyre në Kosovë. Më poshtë gjeni listën e plotë të shteteve të NATO-s me numrin e ushtarëve që i kanë në Kosovë.

Një zyrtar i KFOR-it ka folur për Express rreth kapaciteteve që i ka misioni i NATO-s në Kosovë. Ai thotë se tani janë të angazhuar mbi 3700 ushtarë të huaj në Kosovë, nga 28 shtete të ndryshme – anëtare të NATO-s, apo partnerë të kësaj aleance.


Shqipëria, si pjesë e NATO-s, ka pjesën e saj të shërbimin në Kosovë. Janë 25 ushtarë shqiptarë që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numër të ushtarëve, të angazhuar në Kosovë, me 635 sosh.

Menjëherë pas SHBA-së, vjen Italia, e cila ka 628 ushtarë. Shteti i tretë me numrin më të madh të trupave në Kosovë është Hungaria. Janë 469 hungarezë, të cilët shërbejnë në Kosovë.

Pak më shumë ushtarë kanë edhe Turqia, Polonia e Austria, ndërsa shtetet e tjera kanë të angazhuar disa dhjetëra sosh. Gjermania, për shembull, ka 70 ushtarë në Kosovë, ndërsa Britania e Madhe, 37.

Ndërkaq, Ukraina, e cila në territorin e vet po e lufton Rusinë, ka në Kosovë 40 ushtarë – si shtet partner i NATO-s.

Pas situatës në Ukrainë, në Kosovë ka nisur një kampanjë për të kërkuar hapjen e rrugës për anëtarësim në NATO. Këtë e ka kërkuar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. /Express/

TË FUNDIT

SBASHK-u paralajmëron grevë

spot_img
spot_img

TË FUNDIT