33.9 C
Mitrovice
E shtunë, 9 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Shqipe Selimi për mospjesëmarrjen në protestë: Nuk mungova vetëm unë, më shënjestruan mua për ta sulmuar VV-në

Pas kritikave se nuk mori pjesë në protestë, deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi, ka dalë me një sqarim për mungesën e saj në protestën në mbrojtje të luftës së UÇK-së e kundër Gjykatës Speciale dhe ka kritikuar mediat.

Ajo tha se s’ka qenë e vetmja familjare që ka munguar në protestë

“Po të protestoja për diçka, do të filloja nga ky fakt:

82 deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale:

30 nga PDK

34 nga LDK

18 nga partitë e komuniteteve pakicë.

Jam e sigurt se ndonjëri prej tyre ka qenë në protestë, duke protestuar ashpër kundër asaj që vetë e ka votuar.

E deri te padrejtësitë e fundit që po ndodhin aktualisht në Hagë, të cilat janë pasojë direkte e asaj vendimmarrjeje.

Nuk isha une familjarja e vetme që mungova në protestë, por nga portalet u përmend vetëm emri im që të sulmohet Lëvizja VETËVENDOSJE!”, tha ajo.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT