Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi-Mehmeti, që është bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk e ka votuar sot Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit të Kuvendit.
Në seancën e sotme, Selimi nuk ka marrë pjesë fare në procesin e votimit për Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit.
Në pamjet që shihen nga Kuvendi, deputetja e VV-së në momentin e votimit shihet duke pirë ujë dhe nuk i shikon fare kolegët e saj derisa votonin për Gërvallën.
Kujtojmç që, në deklaratë e bërë vite më parë nga Donika Gërvalla, për Gjykatën Speciale dhe ish-krerët e UÇK-së kishte ngjallur reagime të mëdha. Gërvalla e cilësonte Selimin si “figurë e diskredituar e botës së krimit”.
“Nëse mund t’ju besohet informacioneve të mediumeve të ndryshme, Rexhep Selimi qenka propozuar si kryetar i Grupit Parlamentar të VV-së. Ky do të ishte një sinjal shumë i shëmtuar, jo vetëm për faktin që Rexhep Selimi është një prej të dyshuarve të Hagës”, shkruante ajo.
Në një postim tjetër me 25 mars të vitit 2020, Gërvalla e cilësonte si akt të shëmtuar që as LVV, siç shkruante ajo, nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga “figurat e saj të diskredituara të botës së krimit”, duke iu referuar Selimit.
“Sa gërditshëm me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskredituara të botës së krimit”, kishte shkruar ajo./Reporteri