Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatet e testeve mbi rastet e reja me koronavirus, shkruan Mitrovica SOT.
Rezultatet tregojnë për 42 raste të reja me koronavirus, 1 prej tyre në Mitrovicë.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe janë shëruar 16 persona.
Numri total i rasteve aktive është 195.




