17.3 C
Mitrovice
E diel, 21 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Shqetësuese: 16-vjeçarja shtatzënë dërgohet në QKUK për të lindur

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës njoftohet nga QKUK-ja për të miturat që dërgohen në këtë institucion shëndetësor për të lindur. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot, pasi një e mitur shtatzënë ishte dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se e mitura është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe është duke u trajtuar në Gjinekologji.

Sipas këtyre burimeve, e mitura shtatzënë është e lindur në vitin 2005, raporton Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Në përgjigjen e Policisë thuhet se “këtë informacion e kanë pranuar gjatë ditës dhe të njëjtin po e trajtojnë në koordinim me organet kompetente.”

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT