11.9 C
Mitrovice
E diel, 28 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Hovenier: Sulm i tmerrshëm, këto veprime janë të pafalshme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka quajtur të tmerrshëm sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit të premtën mbrëma.

Pas takimit të pati me kryeministrin Kurti, ambasadori amerikan tha se ShBA-ja e dënon ashpër sulmin ndaj infrastrukturës së Kosovës, ku u rrezikuar furnizimi me energji, ngrohje dhe ujë të pijshëm.

Hovenier theksoi se ShBA-ja mbështet një hetim gjithëpërfshirës dhe shtoi se është e rëndësishme që personat përgjegjës të identifikohen.

Ai tha se këto veprime të dhunshme janë të pafalshme.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara, dua të them atë që kemi thënë tashmë, se ne e dënojmë sa më shumë që të jetë e mundur këtë sulm të tmerrshëm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, duke rrezikuar furnizimin me energji elektrike të vendit, duke rrezikuar ngrohjen, duke rrezikuar ujin e pijshëm. Shtetet e Bashkuara mbështesin një hetim gjithëpërfshirës. Ne i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë autoriteteve të Kosovës në këtë hetim. Mendojmë se është e rëndësishme që personat përgjegjës të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës. Këto veprime të dhunshme janë të pafalshme”, tha ambasadori amerikan.

“Ata i vënë qytetarët e Kosovës, i vënë njerëzit në rrezik dhe ne e dimë se ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Ne përgëzojmë reagimin emergjent nga autoritetet e Kosovës për të ndihmuar në zgjidhjen e asaj që mund të ishte një situatë e tmerrshme. Ne jemi të gatshëm të mbështesim edhe popullin e Kosovës në këtë. Siç thamë, solidarizojmë me qeverinë e Kosovës. Ne gjithashtu mirëpresim shumë mbështetjen që është dhënë nga Bashkimi Evropian, EULEX-i, KFOR-i dhe të tjerët në mbështetje”, tha Hovenier.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT